“Edi Rama mashtroi për paketën e tretë dhe bonusin e mjekëve”, Basha publikon skandalin: Në shkolla mungon uji e dezinfektimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ripërsëriti planin e tij me pesë pika për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë e pandemisë së koronavirusit.

Në konferencën e përditshme, Basha theksoi se qeveria ka braktisur sistemin shëndetësor, ka mashtruar e gënjyer mjekët e infermierët për bonusin, si dhe ka lënë shkollat në mëshirë të fatit.

“Sistemi shëndetësor vazhdon të mbetet e braktisur, i papërkrahur. Çdo mjek duhet të jetë i pajisur me pajisjet mbrojtëse për vetveten dhe pajisjet që luftojnë virusin.

Bonusi prej 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët është një premtim i pazbatuar, gënjeshtër.

Pika e dytë ka të bëjë me hapjen e shkollave dhe pasojat që kjo ka sjellë si për mësuesit, stafin, ashtu dhe nxënësit e familjarët e tyre. Kemi kërkuar testimin periodik të tyre, sic e bëri Kosova, por refuzojnë ta bëjnë.

Në shkolla vazhdon të mungojë uji i rrjedhshëm për të larë duart, nuk ndodh dezinfektimi i klasave.

Po kështu, asnjë hap për të garantuar teknologjinë e nevojshme për vogëlushët që nuk kanë nevojë, për t’iu mundësuar mësimin. Kryeministri shqiptar është i vetmi që nuk e vë ujin në zjarr, që e ha turpin me bukë. Premtoi paketë të re ndihme, por nuk ka paketë të tretë për asnjë”, tha Basha.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Zbardhen prapaskenat e sherrit, ja arsyeja pse aktori Rezart Veleshnja u largua nga emisioni “Shiko Kush Luan”

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në...

Aksident rrugor në Tiranë, motori përplas 75-vjeçaren

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një motor, ka përplasur një këmbësore në rrugën ‘Tre...

Kur do të ndryshohet ora dhe a është kjo hera e fundit? Ja çfarë ka vendosur Bashkimi Evropian

Edhe në këtë vit ndryshimi i orës do të jetë si në vitet më parë, pavarësisht se BE e ka marrë tashmë vendimin për...

Momente nga protesta sotme/ 18 të proceduar, mes tyre ish deputetja dhe kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”

Policia ka proceduar penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit të sotëm para ministrisë së Jashtme greke.Ata do procedohen për veprat penale...