Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një ftese drejtuar qytetarëve.
Ai ka ftuar të gjithë t’i bashkohen në 16 dhe 17 nëntor në sheshin “Skënderbej”, ku do të mbahet takimi i madh për bujqësinë.
Edi Rama bën me dije se njerëzit që punojnë tokën do të jenë në shesh me produktet e tyre më të mira.
“Me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor
do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.