Erida Nelaj është shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit. Ajo është shprehur se të gjithë personat që bënë dje vaksinën tek “Air Albania” nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim.
Sipas saj, i vetmi problem që kanë shfaqur ka qenë pak dhimbje tek vendi i injektimit, që sipas saj është normale. Ndërkaq, Nelaj ka treguar se sot do të vaksinohen 60 persona të tjerë.
“Po ecim me ritme të ngadalta sepse është edhe një ushtrim për ne. Sërish do të kemi staf të spitaleve Covid, nga Covid1 dhe nga spitali i Senatoriumit. Do të kemi edhe ekipet e njësive vendore të Kujdesit Shëndetësor, ata që dalin në terren për të marrë tamponët”, është shprehur Nelaj.

Gjithashtu, ajo zbuloi se vaksiat janë duke u ruajtur në temperatura -80 gradë celcius tek frigoriferët në ISHP. Forcat e policisë e çojnë vaksinën në termuse tek stadiumi.
“Ne kemi kapacitet për të ruajnë 30 mijë doza njëherë. Po punojmë për të zgjeruar kapacitet. Në përgjithësi i kemi kapacitetet”, përfundoi ajo.