Një djalë vetëm 10 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Ngjarja e rëndë është raportuar në Britaninë e Madhe.
Viktima është Fehza Jamil, i cili po ashtu vuante nga sëmundja e epilepsisë. Ai ka ndërruar jetë dy ditë më parë pasi ndodhej në spital në gjendje të rëndë.
Prindërit e tij në një intervistë kanë deklaruar se u munduan shumë ta mbanin atë të sigurtë. Ata janë shprehur se dhimbja që po ndjejnë është e papërshkrueshme.
“Ishim katër vetë, tani janë vetëm tre. Dhimbja është e papërshkrueshme. Ne u përpoqëm të bënim më të mirën për ta mbajtur atë të sigurt, por disi Covid u takua me të”, kanë thënë prindërit e tij.