Saturday, September 19, 2020

E rëndësishme: Para nisjes së mësimit, prindërit dhe nxënësit do dorëzojnë formularin

Ky është formulari që çdo ditë fëmijët dhe prindërit do duhet të plotësojnë para nisjes së mësimit.

Këtë të hënë shkollat do të rihapen nën kushtet e pandemisë, ndaj të gjithë fëmijët dhe prindërit do të duhet të deklarojnë nëse kanë apo jo shenja të covid-19

Formulari duhet të plotësohet nga prindi dhe fëmija dhe do t’i dorëzohet mësuesit kujdestar përpara se nxënësit të hyjnë në shkollë.

Me rëndësi është edhe informimi i stafit mësimor nëse fëmija dhe familja e tij kanë pasur apo jo kontakte me persona të ardhur nga jashtë vendit gjatë pandemisë, ndaj prindërit të pyetur nga Euronews Albania thonë se ky formular është një zgjidhje e nevojshme.

“Jeni në dijeni se do plotësoni një formular ku të deklaroni shëndetin e fëmijës. Po na i kanë sjellë online”, shprehet një prind.

“Deri diku i pranueshëm, sepse duhet të informohet edhe subjektet, fëmija ka apo nuk ka temperaturë apo probleme të tjera”, thotë një tjetër.

Ndërsa jemi në prag të nisjes së mësimit, për shkak të frikës ka edhe prindër që kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Nuk e di nuk do i dërgoj. “Do i mbajmë në shtëpi dhe do e shikojmë. Sepse akoma nuk jemi të sigurt”, deklaron një tjetër prind.

Gjithashtu edhe stafi mësimor duhet të plotësojë një formular të ngjashëm, ku duhet të deklarojnë nëse kanë apo jo shenja të dyshimta të coronavirus.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.