E rëndë/ Për pak do bëhej baba, ndërron jetë në fushë futbollisti 28-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Kapiteni i Quingentole Dimitri Roveri 28 vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak gjatë lojës në fushë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ngjeshjes Casalpoglio-Quingentole. Në minutën e ’20 të lojës, Toveri u rrëzua përtokë. Ndërhyrja e ekipeve të urgjencës ka qenë e menjëhershme, por futbollisti nuk jepte sinjale.

Ngjarja ka ndodhur në sy të familjes. Në Casalpoglio ishin nëna e Dimitrit, babai i tij Angelo, një ish-lojtar i Serisë A dhe motra e tij Nicol, presidente e ekipit, të cilët nxituan menjëherë në fushë për t’i bërë të vëllait një masazh në zemër, përpara se të vinin mjekët.

- Advertisement -

Malore in campo, muore calciatore 28enne: Dimitri Roveri a settembre  sarebbe diventato papà (gmfw)

Kur u duk se kishte disa shenja të lehta rikuperimi, lojtari u stabilizua, u intubua dhe u transportua me helikopter në San Raffaele ku iu nënshtrua menjëherë një operacioni delikat. Megjithatë ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë në spital. Dimitri të dielën e kaluar njoftoi miqtë e tij se do të bëhej baba.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit