Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Hajdaraj në Elbasan. Një konflikt mes fqinjëve mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Shtetasi Ndriçim Zekthi ka kërcënuar komshiun e tij se do ta digjte pas sherrit mes tyre. Për të ndaluar këtë përplasje, ka ndërhyrë gruaja, e cila është plagosur në duar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e personave të përfshirë në këtë konflikt.
Gruaja është dërguar në spitalin e Elbasanit. Disa persona janë asfiksuar nga flaka dhe tymi, pasi personi në fjalë i ka vënë flakën murit.
Fqinjët e tij raportojnë se Zekthi ka pasur më herët konflikte me familjarët.