Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e kaluar në Bruksel, Belgjikë. Një shqiptar është vrarë me 8 plumba.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Molenbeek. Raportohet se shqiptari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Bëhet fjalë për një shtetas 38 vjeç, i cili quhet Arjan Spahiu, nga Elbasani. Në vendngjarje kanë shkuar policë, prokurorë dhe ekspertë.
Viktima ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e një 52 vjeçari në Elbasan. Raportohet se ai është vëllai i kunatit të Erjon Alibejt, një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan, që u arrestua disa kohë më parë.
Dyshohet se 38 vjeçari po qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar prokurorë dhe ekspert balistike që po mbledhin prova për të zbuluar më shumë mbi autorin.