E rëndë/ Djali sulmon barbarisht një grua rome, të tjerët bëjnë video për Instagram

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj, Kosovë.

Prej disa kohësh qarkullonte në media fotoja e një gruaje që konsiderohej e rrezikshme pasi supozohej se kishte rrëmbyer fëmijë të vegjël.

Një grup personash pasi e panë në rrugë e sulmuan barbarisht duke e lënë të shtrirë në tokë gati gati të vdekur.

E njëjta situata ka ndodhur edhe para disa javësh në Lipjan ku gruaja rome me iniciale Z.S u shoqërua nga policia, por u lirua sepse nuk konsiderohej person i rrezikshëm.

“Fillimisht kemi marrë informacion për një sulm ndaj një qytetari në sheshin e Ferizajt. Njësitë relevante kanë dalë në teren dhe pastaj është kuptuar se është gruaja në fjalë. Ajo gjendet momentalisht në stacionin policor, por që nuk po flet fare”- u shpreh zëdhënësi i policisë Mehmet Hajdini.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e martë, 24 nëntor

Gjatë ditës së martë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

‘Sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19’, Manastirliu apel qytetarëve: Bëhuni të përgjegjshëm, tregon 3 ‘armët’ që duhet të përdorni kur dilni...

Sot u shënua numri rekord i viktimave nga covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 17 jetë të humbura.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka...

Vrau me sqepar burrin e saj, zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës: Më detyroi të bëja 10 fëmijë

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar...

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...