Sunday, September 20, 2020

E reja që u sulmua seksualisht nga shqiptari rrëfen tmerrin: “Nuk e doja më veten, po jetoj në ferr”

 

Edison Bala është shqiptari që akuzohet se ka sulmuar seksualisht një 23 vjeçare. Së fundmi, ai ka dalë para një Gjykate në Rutherglen të Australisë për këtë sulm të rëndë.

Në maj të 2018-ës shqiptari akuzohet se ka sulmuar një vajzë 23 vjeçare në një klub në Kilbride. Ai e ka lënë atë të gjakosur pasi ia hoqi me dhunë të brendshmet.

Së fundmi, 23 vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka rrëfyer detaje nga ngjarja për mediat australiane. Ajo ka thënë se ka tentuar shumë herë të vetëvritet, por është gjallë falë prindërve.

Edison Bala

E reja si pasojë e sulmit nga shqiptari ka përjetuar ankth dhe depresion. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ajo ka goditur veten me thikë në stomak.

“Këto dy vjet kanë qenë një ferr i vërtetë. Ndalova së jetuari, nuk po kujdesesha më për veten time. E urreja veten time, e urreja atë që ai bëri me mua. Ndihesha pa vlerë dhe nuk mund ta shikoja dot veten në pasqyrë”, ka thënë vajza, e cila punonte në industrinë e hotelerisë dhe shkoi në një klub nate me shoqërinë kur ndodhi ngjarja.

“Ai ishte tek zona e duhanpirësve. Duke qenë miqësore unë i thashë përshëndetje, por kuptova që ai nuk fliste anglisht dhe u largova. Ai më ndoqi nga mbrapa dhe më sulmoi seksualisht”, ka thënë ajo. Pritet që gjykata të japë vendimin për shqiptarin javën e ardhshme.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...