Saturday, September 19, 2020

E qëlluan me plumb në kokë/ 43 vjeçari shqiptar doli nga burgu për të takuar gruan, si ndodhi atentati pranë shtëpisë: Vëllai i vogël mes britmash

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi me plumb në kokë i një 43 vjeçari shqiptar mbrëmjen e djeshme në Nuovo Salario në periferi të Romës.

43 vjeçari ishte me precedentë penalë dhe prej disa vitesh ndodhej në burg. Mbrëmjen e kaluar ai ishte kthyer në shtëpi, pasi kishte dalë nga burgu me leje për të takuar bashkëshorten.

Ekzekutimi i tij u bë në momentin që la shtëpinë, për t’u kthyer sërish në qelinë e burgut “Rebibbia”.

Përshëndeti familjen, mori ashensorin, hapi derën dhe në orën 23:30 minuta, 2 plumba njëri në kokë dhe tjetri në gjoks e lanë të vdekur në vend në mes të rrugës.

Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë dhe me të dëgjuar të shtënat ka vrapur i vëllai, i cili është vetëm 20 vjeç. Mediat italiane raportojnë momentin prekës dhe thonë se askush nuk mund t’ja ndalte britmat dhe të qarat në momentin që ka parë të shtrirë në tokë vëllain e madh.

Ambulanca dhe infermierët kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë por ka qenë e kotë çdo lloj përpjekje pasi 43 vjeçari kishte ndërruar jetë.

Sipas medieve të huaja ekzekutimi ka ndodhur me gjakftohtësi dhe ishte i paramenduar. Pista e parë dhe kryesore mbi vrasjen është për larje hesapesh midis klaneve kriminale. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet për zbardhjen e autorëve vijojnë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Tërmet në Greqi lëkundjet ndihen edhe në vendin tonë, publikohen të dhënat

Lëkundje tërmeti në Shqipëri. Lëkundja është ndjerë në Tiranë, por zgjati pak sekonda. Të dhënat e para flasin për një...

Moti për ditën e shtunë, 19 shtator

Gjatë ditës së shtunë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...