Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës. Një makinë ka shpërthyer e gjitha në flakë.
Raportohet se automjeti i tipit “BMW” sapo kishte dalë nga një pikë karburanti. Por, mjeti është djegur në afërsi të karburantit.
Dyshohet se flakët kanë qenë aksidentale, ndërsa ngjarja është shënuar në zonën e unazës së qytetit. Kur makina ka marrë flakë, shoferi i saj ka qenë jashtë automjetit.
Raportohet se ai ishte duke biseduar me dikë tjetër kur ktheu kokën dhe pa makinën e tij të përfshirë nga flakët. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje, po nuk e kanë shpëtuar dot makinën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.