E morën në telefon dhe i thanë se është me Covid, shpërthen Ema Andrea: “Bravo prindërit që kanë rritur kafshë”

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, ka zbuluar se një person e ka telefonuar dhe i ka komunikuar se është me Covid-19. Personi që e ka marrë në telefon i ka thënë se ajo s’duhet të lëvizte nga shtëpia.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Andrea ka thënë se e kanë marrë me numër privat. Ajo ka shtuar se i komunikuan që virusin e kishte marrë pasi kishte qenë pjesë e një shfaqje.

Në këtë status, aktorja ka shprehur indinjatën e saj ndaj telefonatës që ka marrë. Ajo ka thënë se e ka shumë të thjeshtë që të gjejë numrin e personit që e ka telefonuar.

“Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje! Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj “Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen”

Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet? Po sikur te isha semure vertet? A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre? A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene? Dhe e fundit…Vertet mendon se me  nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?! Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe! Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik”, shkruan Ema Andrea.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e enjte, 22 tetor, 2020

DashiPërpiquni t’u kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Në frontin e punës, ndryshime të vogla janë në rrugë e sipër që mund të menaxhohen mirë....

Gazetari zbulon të tjera fakte për Metën: I dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

Meta për “Luftën e Vlorës”: Dëshmoi se ky vend ka zot, fati i këtij vendi i përket vetëm popullit Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së...

Drejtori i Ramës infektohet me virus, ja si paraqitet gjendja e tij

Kreu i Kadastrës, Artan Lame është konfirmuar me koronavirus.Burime bëjnë me dije për abcnews.al se Lame ka patur simptoma të koronavirusit duke kërkuar bërjen...