E fundit/ Vjedhje, kanosje dhe tentativë për vrasje, arrestohen dy të rinjtë në Korçë

Policia e Korçës ka arritur që të finalizojë operacionin e koduar ‘Start 2020’ ku ka arritur që të arrestojë dy persona dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.

Mësohet se të arrestuarit merreshin me veprimtari kriminale në qytetin e Korçës. Ata kishin një sërë veprash penale të skeduar nga Policia, si vjedhje, kanosje dhe tentativë vrasjeje.

Raportohen se janë arrestuar shtetasit Benard Qelemeni dhe Denis Sulejmani, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe shtetasi K.A, 24 vjeç.

Njoftimi i policisë së Korçës:

Korçë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Start 2020” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimeve ndaj personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia ndalon dy shtetas dhe shpall në kërkim një tjetër, të tre me precedent të mëparshëm penal, të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, si tentativë vrasje, kanosje, vjedhje.

Procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, njëri prej të cilëve gjatë këtij operacioni, kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Sekuestrohet një armë gjahu si dhe sende të vjedhura.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, kapjen dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar të tyre, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Start 2020” si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

Q., 28 vjeç,
S., 28 vjeç.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. A., 24 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve E. F, 27 vjeç dhe V. K., 48 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë fazave të këtij operacioni, rezulton se dy shtetasit e ndaluar, B. Q; D. S., si dhe shtetasi i shpallur në kërkim K.A., të cilët kanë precedent të mëparshëm penal, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 30.08.2019, në lagjen nr. 2, Korçë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit J. K., pa shkaktuar dëme në njerëz.

Më datë 20.12.2019, në lagjen nr. 7, Korçë, në lokalin e shtetasit E. S., shtetasi A. Z. (i cili u arrestua në flagrancë për këtë ngjarje) në bashkëpunim me shtetasin B. Q., kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Më datë 08.01.2020, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi B. Q., dhe K. A., për motive të dobëta dyshohet se nëpërmjet kërcënimit të armës, kanë kanosur shtetasin N. F.

Më datë 07.01.2020, në lagjen nr. 14, Korçë, kanë thyer xhamin e automjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit B. R., ku kanë vjedhur 100 euro dhe një çantë me dokumente.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 15., Korçë, kanë tentuar të vjedhin dyqanin në pronësi të shtetasit M. P.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 14., Korçë, kanë vjedhur 50.000 lekë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. R.

Më datë 10.01.2020, në lagjen nr. 4., Korçë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases V. K.

Shtetasi E. F., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe së bashku me shtetasin V. K., dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, të cilën e posedonte pa leje shtetasi K. A., dy televizorë plazma dhe gjashtë telefona celularë.

Materialet hetimore në ngarkim të pesë shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e diel, 25 tetor

Gjatë ditës së diel, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Kim Jong Un ka ekzekutuar gruan e tij? Bashkëshortja e diktatorit prej 9 muajsh e zhdukur

Ri Soll-ju është bashkëshortja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Prej 9 muajsh ajo nuk është shfaqur më në...

E trishtë/ Foshnja e porsalindur infektohet me koronavirus, nëna e braktis në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Palermo të Italisë. Një nënë e re ka braktisur foshnjen e saj...

Vidhet llogaria në Twitter e Trump, e pabesueshme sa të thjeshtë e kishte fjalëkalimin presidenti

Llogaria në Twitter e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është hakuar së fundmi.Ka qenë...