E fundit/ Futbollisti shiptar pëson atak kardiak, rrëzohet në fushë

Alban Rexhepi, ish-futbollisti i Laçit në Superiore dhe Burrelit në Kategorinë e Parë, ka pësuar një atak kardiak në zemër gjatë ndeshjes së Vllaznisë së Pozheranit dhe Flamurtarit të Prishtinës.

Sulmuesi anësor ka marrë menjëherë ndihmën e parë nga mjekët në fushë dhe në QKUK është konfirmuar se ai kishte një atak në zemër.

- Advertisement -

Rexhepi ka bërë edhe një ndërhyrje menjëherë, ndërkohë që ka marrë mesazhe të shumta nga klubet ku ka luajtur.

Në spital futbollistin 26-vjçar e ka vizituar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili është shprehur i gatshëm ta ndihmojë futbollistin për të kaluar këtë moment të vështirë.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit