Monday, October 26, 2020

Vetëvrasja e dy pacientëve me Covid, Pipero bën deklaratën: “Njëri shkruajti letër amaneti”

Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Rudina” ka përshkruar me detaje situatën e koronavirusit në Shqipëri. Ai është pyetur lidhur me dy vetëvrasjet e pacinetëve tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Mjeku ka thënë se nuk ka shumë informacion mbi këtë çështje. Por ai ka treguar nga ana mjekësore arsyet pse mund t’i çojnë pacientët drejt një akti të tillë fatal.

Mjeku ka reguar se nga ana mjekësore edhe ndodh. Ai ka treguar se si një pacient që ishte shumë mirë dhe po fliste me të, krejt papritur iu shpreh se po ndjente dhimbje në gjoks.

“Kjo dhimbja e gjoksit ne na tremb shumë sepse dikush mund të bëjë një infarkt të menjëhershëm miokardi. Gjithashtu ndodh edhe dëmtimi i trurit nga hiposkia, mungesa e oksigjenit. Një pacient shkruajti një letër amaneti dhe dëshironte të vetëvritej”, ka thënë Pipero.

Mjeku ka shtuar se kjo ndodhi është e shpeshtë dhe pa shenja paralajmëruese. Ai ka thënë se mjekët po përpiqen shumë që të bëhen familjarët e pacientëve në këto kohëra të vështira.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

288 raste të reja me Covid, 51 të shëruar dhe 3 humbje jete/ Ja shtrirja gjeografike e rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar...

Dalin nga kampi Al-Hol katër fëmijë shqiptarë, Rama niset drejt Libanit: Do të marrim…

Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.Kryeministri...

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...

Ekzekutohet udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, pjesë e terroristëve më të kërkuar në botë

Forcat afgane kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri. Ai ishte pjesë e listës së Byrosë Federale të Hetimit...