Javë më parë u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale një video e një burri 81 vjeç. Poshtë dritares së spitalit ku po kurohej gruaja e tij, ai luajti fizarmonikë për të gëzuar të shoqen.
Por një lajm i trishtë është raportuar nga mediat italiane. Carla Sacchi, gruaja e 81 vjeçarit, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Patrizia Barbieri, kryetabashkiaku i Piacenza, ka deklaruar se koronavirusi kishte shkatërruar përqafimet e çiftit.
“Në atë serenatë ne të gjithë e njohëm dashurinë, në thjeshtësinë e gjuhës së saj universale”, tha Barbieri, duke vlerësuar gjestin e 81 vjeçarit.