E dëbuan nga stadiumi, reagon Andi Lila: Nuk doja sherr, s’pata frikë në mes të Beogradit ku ishin 33 mijë serbë

Andi Lila ka reaguar Pas vendimit të Kryetarit Bashkisë Kavajë, Redjan Krajli, për ta nxjerrë nga stadiumi ku tha se aty ka derdhur gjak dhe ka lartësuar qytetin e Kavajës, dhe kishte shkuar aty për të folur për të mirën e ekipit të Besës.

Ish-mbrojtësi denoncoi dy ditë më parë gjendjen e mjerueshme të stadiumit legjendar të Besës, që ka nxjerrë emra të mëdhenj dikur, ku tha se tashmë ajo ishte kthyer në një kullotë për bagëtitë.

Pas përplasjeve me kryebashkiakun kavajas, Andi Lila thotë se nuk i është frikësuar 33 mijë serbëve në Beograd, jo më rilindasve.

Ai iu referua ndeshjes së 14 tetorit, 2014, e cila u ndërpre prej huliganëve serbë.

“Në Shqipëri po instalohet diktuara”.

“Me Partinë Socialiste fillimisht u shemb teatri pastaj nxirren futbollistët jashtë stadiumit. Jam ndier shumë keq, për atë qytet ne kemi kontribuar shumë”.

Me kostumin e politikanit, pasi është propozuar kandidat për deputet në Kavajë, Andi Lila, foli për SYRI TV, ku edhe tregoi se doli paqësisht nga stadiumi pasi njerëzit që i erdhën i kishte detyruar Partia Socialiste.

“Unë nuk doja që situata të acarohej dhe pranova qetësisht të dilja jashtë stadiumit. Andi Lila nuk pati frikë në mes të Beogradit ku ishin 33 mijë serb”.

“Me ata që më nxorën nga fusha unë skam asgjë, ai personi që erdhi është djali i Ilir Duros, ish futbollistit dhe trajnerit. Ai ndihej i turpëruar për atë gjest që po bënte por e kishte urdhër”, – tha ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Andi Lila.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Ishte i pavetëdijshëm dhe i ftohtë”, ndërron jetë i ati sapo del nga Infektivi, djali denoncon mjekët

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga familjarët e një të moshuari me inicialet Ll.G në kryeqytet, të cilët kanë pretendime se stafi mjekësor...

Gjermania nuk del nga mbyllja, cilat do jenë masat e tjera kufizuese që priten të shtohen

Më 2 nëntor Gjermania u fut në një mbyllje të lehtë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe vdekjeve....

E trishtë, ndërron jetë nga koronavirusi babai i Myftiut të Shkodrës

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari, Bardhyli, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

“Mbizotëron k*rvëria, turp!”, Erik Lloshi shpërthen keq ndaj Festivalit të Këngës në RTSH

Erik Lloshi, këngëtari i njohur shqiptar, do marri pjesë këtë vit në Festivalin e 59 të Këngës në RTSH. Aty ai konkurron...