Sunday, September 20, 2020

E akuzoi se e përdhunoi, e mitura zbulon ç’i kërkoi 18 vjeçari që e njohu në Instagram

Ditën e sotme, policia bëri të ditur se kishte arrestuar një të ri 18 vjeçar në Durrës. Ai është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një 16 vjeçare.

Të tjera detaje janë zbardhur nga kjo ngjarje e rëndë. Mësohet se në dëshminë e tij, i riu nuk e ka pranuar këtë akt.

Dy të rinjtë ishin njohur në rrjetin social Instagram dhe aty e lanë të takoheshin në zonën e plazhit. Kur u takuan, 18 vjeçari i kërkoi të miturës të shkonin në një hotel.

E mitura e ka refuzuar dhe kur ai këmbënguli, ajo e ka denoncuar në polici. Mësohet se në dëshminë e saj, 16 vjeçarja ka thënë se është përdhunuar nga i riu.

Ky takim ka ndodhur të dielën e kaluar në një lokal në zonën e plazhit. Aty është konsumuar alkool dhe djali i ka kërkuar vajzës të venë në hotel më pas.

Nuk dihet ende pse e mitura e ka denoncuar këtë rast si ‘përdhunim’, por hetimet do zbardhin gjithë ngjarjen. I riu me inicialet D. M po mbahet në komisariat.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...