60 vjeçari Leonard Skabona nga Rrësheni kreu vetëvrasje mesnatën e djeshme. Ai ishte i shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” prej 10 ditësh.
Viktima ndërroi jetë pasi u vetëhodh nga dritarja e dhomës së tij. Së fundmi, për mediat ka folur një mik i të ndjerit, i cili ka zbuluar se Skabona ka punuar si polic në vitet ’90.
Skabona ka jetuar i vetëm pasi ishte divorucar nga e shoqja. Miku i tij ka rrëfyer se ai njihej si një burrë me sjellje korrekte dhe normale.
“E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer policie. Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna, dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten. Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi”, shprehet i njohuri i Skabonës.