Friday, September 18, 2020

Dy të rinjtë dhunojnë keq policin në mes të qytetit

Dy të rinj kanë dhunuar një punonjës policie në qytetin e Tepelenës.

Mësohet se dy kushërinjtë, Rediol dhe Elion Qibini kanë dhunuar punonjësin e patrullës në momentin që ky i fundit ka kërkuar të kryejë kontroll në makinën e tyre.

Dy të rinjtë nga fshati Luzat janë arrestuar menjëherë.

Njoftimi i policisë:

Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Flet Preng Gjini pas atentatit që iu bë në Tiranë, çfarë zbuloi në dëshminë e tij

Preng Gjini është personi ndaj të cilit u bë një atentat me tritol tre ditë më parë në kryeqytet. Së fundmi, Gjini...

I ati i vdiq dy javë më parë, humb jetën nga koronavirusi polici shqiptar

Një punonjës i policisë së Shtetit humbi jetën tek spitali Infektiv. Viktima është identifikuar me emrin Ilir Nerguti.Raportohet...

Përplasja fatale i merr jetën 30 vjeçarit që po lëvizte me biçikletë në Fier, mbeti i vdekur në vend

Një aksident fatal automobilistik është shënuar së fundmi në vend. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.

Moti për ditën e premte, 18 shtator

Gjatë ditës së premte, në vend do të mbizotërojë koha e vranët.Temperatura më e lartë do të jetë...