Monday, October 26, 2020

Duda Balje krijon parti të re pas largimit nga VAKAT-i

Unioni Socialdemokrat, kështu do të quhet partia më e re në Republikën e Kosovës e që do të drejtohet nga deputetja, Duda Balje, shkruan Gazeta Express.

Njoftimin për krijimin e partisë Balje e ka dhënë përmes në njoftimi në profilin e saj zyrtar, derisa ka treguar se tashmë ka filluar punën subjekti më i ri i regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor.

“Partia është krijuar nga një numër i madh njerëzisht që kanë një mendim të përbashkët, me synime të njëjta për t’i dhënë diçka ndryshe skenës politike”, ka shkruar Balje.

Sipas saj Unioni Socialdemokrat është një parti e atyre që punojnë për ndryshime dhe jo e atyre që vetëm flasin për to.

“SDU është partia e atyre që jetojnë nga puna, dija e angazhimi , dhe jo e atyre që jetojnë nga keqpërdorimi i punës se njerëzve, dijes dhe angazhimit”, thuhet ndër të tjera.

Duda Balje kishte ndarë rrugët me VAKAT-in pas zgjedhjeve të parakohshme, derisa kishte drejtuar akuza të shumta në drejtim të udhëheqësisë së VAKAT-it.

Vendimin për largim Balje kishte thënë se e ka marrë pasi që për një periudhe të gjatë ishte  prishur harmonia brenda partisë dhe agresiviteti brenda kishte arritur kulmin në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Vendimi im është personal, por edhe moral, si një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën e  partisë (DSB), si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e mundshme”, kishte deklaruar Balje.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

288 raste të reja me Covid, 51 të shëruar dhe 3 humbje jete/ Ja shtrirja gjeografike e rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar...

Dalin nga kampi Al-Hol katër fëmijë shqiptarë, Rama niset drejt Libanit: Do të marrim…

Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.Kryeministri...

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...

Ekzekutohet udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, pjesë e terroristëve më të kërkuar në botë

Forcat afgane kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri. Ai ishte pjesë e listës së Byrosë Federale të Hetimit...