“Do të të pres fytin”, dëshmitarët e mitur rrëfejnë ç’ndodhi në atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Disa ditë më parë, SPAK mbylli dosjen hetimore për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.  Nga hetimet e bëra theksohet se në vendngjarje ka pasur tre dëshmitarë okularë.

Këta dëshmitarë, të mitur, kanë qenë në tokën e tyre kur ka ndodhur gjithë ngjarja. Ata panë automjetin me dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë Redjan Rraja, teksa ndaluan, hoqën kapuçat dhe lanë armët në sediljen e pasme.

Më pas, vjen një tjetër automjet nga Durrësi dhe një nga personat zbret dhe kërcënon Rrajën. “Do të të pres fytin”, mësohet t’i ketë thënë ky person Rrajës, sipas të miturit.

Pritet që dëshmitarët dhe Rraja të përballen në Gjykatë. Bëhet me dije se Rraja i ka gënjyer familjarët e tij dhe u ka thënë se do shkonte në Hollandë dhe kjo i jep përgjigje faktit që të afërmit e tij mendonin se ai s’ishte në Shqipëri.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Kishte frikë të shkonte në shtëpi nga koronavirusi, 36 vjeçari jeton për tre muaj në aeroport

Një 36 vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Chicago pasi kishte 3 muaj që jetonte në aeroportin e qytetit. Aditya Singh kishte...

Piu kokainën që i ra babait të tij nga xhepi, foshnja 13 muajshe dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë. Një foshnje vetëm 13 muajsh është dërguar me urgjencë në një spital pasi ka...

Si rrallë herë, Kryemadhi rrëfen detajet nga njohja me Ilirin: “Shkruanim letra dashurie”

Monika Kryemadhi ka qenë së fundmi në një takim me të rinjtë e qytetit të Fierit. Gjatë bashkëbisedimit, ajo ka bërë një...

Mikrofon floriri dhe pëllumb prej ari/ Lady Gaga dhe Jlo tërheqin vëmendjen në inagurimin e Biden

Dy këngëtaret e famshme, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, kanë performuar gjatë ceremonisë së inagurimit të presidentit të 46-të të SHBA-ve, Joe...