Saturday, September 19, 2020

Do të merrni propozim për martesë për Shën Valentin, astrologe Meri paralajmëron këtë shenjë

Parashikimi i horoskopit për Shën Valentinin nga astrologe Meri:

Dashi
Afërdita, planeti i dashurisë ndodhet në shenjën tuaj. Keni nevojë të shpreheni dhe të jeni në një lidhje dashurie. Dita ju favorizon në takime romantike, flirte dhe njohje.

Demi
Dashuria kalon nga stomaku. Dita e dashurisë do iu kujtojë kush ju ka plotësuar fizikisht dhe materialisht. Do kujtoni dhe mundet të keni një lidhje të fshehtë.

Binjakët
Dita e dashurisë për ju do jetë e bukur sepse do jeni në një ambient ku do flirtoni vazhdimisht. Një person nga shoqëria juaj mund t’iu propozojë në një takim romantik.

Gaforrja
Për ju dita e dashurisë do vlejë nëse do merrni një propozim konkret për fejesë apo martesë. Por edhe një publicitet për ju do ta vlerësoni si dashuri në punë.

Luani
Dita e dashurisë do jetë perfekte. Do ju hapen mundësitë e një udhëtimi apo kontakte me njerëz që jetojnë larg dhe i njihni në këtë udhëtim.

Virgjëresha
Dita e dashurisë për ju do jetë një falje shpirtërore. Do vlerësoni detajet nga kush ia vlen dhe nuk do t’i thoni jo një momenti joshës seksual.

Peshorja
Dita e dashurisë do t’iu gjejë në antagonizëm me partnerin në çift. Do ndiheni të paplotësuar, por nëse toleroni do shijoni shumë.

Akrepi
Për ju dita e dashurisë do jetë e gëzueshme, pasi do flirtoni. Dashuria ju përket dhe nuk do t’i përkisni askujt, por do shpërndani shumë.

Shigjetari
Do ta shijoni ditën e dashurisë. Femrat në shenjën tuaj do të gjejnë një partner në shenjën e Dashit.

Bricjapi
Do jeni me familjarët në ditën e dashurisë. Do krijoni një ambient romantik në shtëpinë tuaj për partnerët apo të dashurit.

Ujori
Dita e dashurisë do t’iu bëjë të papërballueshëm me mesazhet dhe mënyrën tuaj të komunikimit. Do flirtoni në rrjetet sociale, në udhëtime apo me telefonata.

Peshqit
Dita e dashurisë për ju do ketë një inspirim për ngritje në detyrë apo në karrierë. Mund t’ju flirtojë punëdhënësi apo eprori juaj.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Tërmet në Greqi lëkundjet ndihen edhe në vendin tonë, publikohen të dhënat

Lëkundje tërmeti në Shqipëri. Lëkundja është ndjerë në Tiranë, por zgjati pak sekonda. Të dhënat e para flasin për një...

Moti për ditën e shtunë, 19 shtator

Gjatë ditës së shtunë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...