Friday, September 18, 2020

Do përmirësohet ekonomia dhe do ju realizohen ëndrrat, astrologe Meri jep lajmet për këto shenja

Parashikimi i horoskopit javor nga astrologe Meri:

Dashi
Kjo javë ju favorizon në lidhje me karrierën, punën dhe planet e ëndrrat. Marrëveshje të fshehta apo marrëdhënie të mbetura në tentativë do favorizohen.

Demi
Do keni lajme të mira ligjore apo mbi të ardhmen e një pune ose të një lidhje si një shans i dytë që vjen në jetën tuaj.

Binjakët
Do jeni më të qartë në lidhje me kërkesat tuaja lidhur me karrierën apo marrëdhëniet me eprorët. Çështjet ekonomike do përmirësohen.

Gaforrja
Bashkëpunime të rëndësishme që tanimë janë reale dhe konkrete pa qenë nevoja të jenë premtime për të ardhmen. Gabimet e së kaluarës në dashuri mund t’i rregulloni këtë periudhë.

Luani
Kjo periudhë ju qartëson shpirtërisht në lidhje me ndjenjat, bashkëpunimet apo përfitimet që keni me partnerin në çift. Do keni plane konkrete.

Virgjëresha
Një moment i bukur ku ju realizohet një ëndërr në lidhje me një marrëdhënie të pamundur deri tani në jetën personale. Kjo periudhë do ju nxjerri në pah edhe talentet.

Peshorja
Antagonizmi ndaj jush do vazhdojë dhe do bëni mirë të mos i hapni kartat tuaja me kundërshtarët. Do vazhdoni projektet që ëndërroni, të cilat do realizohen.

Akrepi
Shumë bindës dhe erotik, duke marrë më në fund atë që doni dhe si e doni. Jeta ju ka mohuar shumë të drejta, por tanimë e rregullon gabimin.

Shigjetarët
Shtëpia do bëhet më e qartë dhe më e bukur për ju. Mund të tentoni të bëni realitet një shtëpi tuajën apo një pushim të gjatë buzë detit me shumë romancë.

Bricjapi
Fati në shenjën tuaj me miq të mirë mund të bëjë mrekullira. Mos hezitoni të jeni në shoqërinë e njerëzve që mund të bëjnë realitet ëndrrat tuaja.

Ujori
Ëndrra më e madhe për momentin për ju është të dilni nga guacka juaj me mendimin që do keni mundësinë të përparoni në investime.

Peshqit
Duket sikur në këtë periudhë edhe peshqit e vegjël të ndonjë akuariumi do kenë fatin e mirë. Kjo fazë për ju ka miq të mirë dhe njohje të mira.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...