Do mbrojë fëmijët nga abuzimet seksuale, Apple zbulon sistemin e bujshëm

Kompania e famshme “Apple” ka zbuluar disa përditësime të reja që ka bërë. Një sistem i krijuar së fundmi do veprojë në këto pajisje për të gjetur materialet e abuzimit seksual të fëmijëve.

Ky sistem fillimisht do të operojë në SHBA. Përpara se një foto të ruhet në galerinë e celularit, teknologjia do të kërkojë nëse fotoja ka material të abuzimit.

Apple ka bërë të ditur se nëse identifikohet një gjë e tillë, përdoruesi i smartphone-t do të raportohet tek një zyrtar policor.

- Advertisement -

Por ky sistem ka ngritur shqetësimet për respektimin e privatësisë. Ekspertët janë të shqetësuar se kjo teknologji mund të përdoret nga qeveritë autoritare për të spiunuar qytetarët.

Sipas Apple, kjo teknologji do të mundet të identifikojë edhe versionet e modifikuara të imazheve origjinale.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit