Friday, September 18, 2020

Do fitoni para por do tradhëtoheni, astrologe Meri zbulon ç’i pret këto shenja horoskopi më 19 gusht

Parashikimi i horoskopit nga astrologe Meri për muajin gusht:

Dashi
Gushti do jetë muaj që mund t’ju fusi në autostradë pas disa vitesh nëpër rrugica të errëta. Ka ardhur momenti të bëheni dikushi apo të tentoni.

Demi
Përballja e Uranit me Diellin do sjelli në fillim të muajit një tablo të fuqishme, por që duhet ta mbushni vetë. Ky krijim në një situatë të papritur do përcaktojë ecurinë tuaj.

Binjakët
Edhe pak ditë dhe do kërkoni atë që keni mbjellë për disa muaj me Afërditën në shenjën tuaj. Do keni mundësi të merrni dhe të fitoni, por përballjet dhe tradhëtitë nuk do mungojnë.

Gaforrja
Ka ardhur momenti të bëheni të ndjeshëm dhe të ktheheni në shtëpi pas një periudhe të ftohtë me të afërmit. Çdo kthim ka edhe vështirësi dhe humbje. Do ta quaja një kthim të Odiseut.

Luani
E filloni këtë muaj me vrullin e Diellit në shenjën tuaj. Por e keqja dhe përballja ju vjen nga Urani që nuk dëshiron pushtetin tuaj. Kujdes në çështje të Demit që janë lidhjet e qëndrueshme, që do ju vendosen përballë. Nga data 19 fillon një periudhë më e mirë për jetën tuaj.

Virgjëresha
Në datën 20 gusht Mërkuri do futet në shenjën tuaj dhe mund të çliroheni në komunikim apo të dini çfarë ndodh përreth jush. Deri atëherë, do keni shumë prapaskena, plane të fshehta dhe menaxhimin tuaj ekonomik e merr në dorë dikush më i fuqishëm se ju. Do humbni pak nga shkëlqimi juaj në karrierë.

Peshorja
Ky muaj fillon me tendencën tuaj për pretendime në lidhje me ekonominë, punën. Do kërkoni sqarime dhe do bëheni pjesë e debateve. Data 16, 17 dhe 18 mund të jenë produktive. Në datë 25 ju del një çështje investimi.

Akrepi
Përballjet dhe ndryshimet do vijnë në karrierë, në çift dhe në familje. Rëndësi ka që gjërat tentojnë drejt një shkëlqimi, duke ju larguar frikën dhe dyshimet. Ndryshimet do ndodhin dhe ju duhet të jeni gati. Në datë 19 mund të fillojë një punë të re.

Shigjetari
Pas datës 20 gusht do flisni më konkretisht dhe mund të keni një ofertë të mirë pune. Pas datës 7, do merreni me ekonominë dhe paratë që duhet të fitoni nga të tjerët apo bashkëpunimet. Do keni probleme nga data 30, humbje ekonomike apo tradhëti në jetën personale. Gushti ju gjen më optimist.

Bricjapi
Përballje, sqarime, rregulla dhe aspak tolerancë nga ana juaj në lidhje me këdo që ju afrohet. Në disa raste të tjerët ju marrin sharmin. Gjithë muajin e keni përballje. Nga data 3 mund të keni një lajm të mirë ekonomik.

Ujori
E filloni fuqishëm muajin. Hëna e plotë në shenjën tuaj do ju ndriçojë mendjen dhe rrugët në përgjithësi. Do favorizoheni në fillime të reja marrëdhëniesh nga data 19 në jetën e përditshme. Do keni më shumë familjaritet, sidomos në punë.

Peshqit
Nëse do qëndroni në bregun tuaj dhe do lëvizni në kufitë e sigurisë, Dielli i Gushtit nuk ju djeg lëkurën tuaj delikare. Do frymëzoheni në dashuri. Mos bini pre e pasionit të shpejtë me dikë që nuk e njihni apo jeton larg jush. Një lajm pune vjen pas datës 19 gusht.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...

I rrethuar plot me njerëz, Pipero shpallet “Qytetar Nderi” (Pamje nga ceremonia)

Qyteti i Skraparit, vendi ku u lind dhe u rrit Doktor Pëllumb Pipero, e nderoi sot mjekun e shquar me titullin e lartë “Qytetar...