Saturday, September 19, 2020

“Djali tentoi të shpëtonte mamanë”, i mbijetuari nga tragjedia në Himarë rrëfen momentet e tmerrit

Fatjon Resulaj është i mbijetuari nga tragjedia që ndodhi sot në Himarë. Ai ka rrëfyer momentet e frikshme kur varka u godit nga stuhia.

Resulaj ka bërë të ditur se ata ishin nisur nga porti i Himarës në orën 06:00 dhe koha atëherë ishte e mirë. Për 10 minuta ka treguar ai, u bë ciklon me shi dhe varka u përmbys.

Ai ka treguar se situata ishte shumë e rëndë, pasi dallgët ishin mjaft të mëdha. Ai është shprehur se u përpoqën ta shpëtonin familjen.

“Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, ka thënë i mbijetuari.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.

Ndodh skandali, deputeti filmohet duke parë video erotike në Kuvend

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Kuvendin e Tajlandës. Një deputet është filmuar...

Për një copë rrugë! Vritet me thikë babai i dy fëmijëve në Durrës, si ndodhi ngjarja e rëndë

Një vrasje ndodhi mesditen e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 34 vjeç, u vra nga Arbër Koti, pas...