Detaje të reja nga zhdukja e dy të miturve nga Elbasani, familja nuk pranonte lidhjen e tyre

Dy familjet e të miturve nga Elbasani i janë drejtuar policisë për shkak se fëmijët e tyre nuk po gjenden prej ditësh që prej ditës të Shtunë pasi përfunduan shkollën. Dy fëmijët një vajzë 13-vjeç dhe një djalë po 13-vjeç janë nxënës në shkolla të ndryshme. Vajza në shkollën Qemal Haxhiasani dhe djali në shkollën Jorgji Dilo.

Mësohet se pasi kanë mbaruar shkollën, ditën e shtunë, të dy janë nisur në drejtim të fshatit Korre në njësinë Funar dhe se janë prezantuar si turistë dhe kanë ndenjur një natë në një banesë kundrejt pagesës. Më pas të nesërmen ata mësohet se janë larguar dhe që nga e diela nuk ka asnjë gjurmë për ta. Dyshohet se fëmijët janë të lidhur, ndërsa familjet e tyre nuk e pranojë këtë fakt.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit