Detaje të reja nga atentati i ndodhur në Vlorë, ja cili është polici që qëlloi dhe jeta luksoze e tij

Nga disa burimeve të afërta për flashnews.al  është bërë  me dije se  shënjestër e atentatit në Vlorë pasditen e së premtes dyshohet të ketë qenë djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliaj. Ende nuk dihen detajet e ngjarjes por deri më tani është mësuar se ndaj makinës me të cilën po lëvizte shënjestra e atentatit është qëlluar 4 herë, ndërsa edhe objektivi është larguar nga vendngjarja.

Nga hetimet paraprake është mësuar se autori I kësaj ngjarjeje është Lisian Myrtaj, i cili është efektiv policie pranë repartit të Delta Forcë Vlorë. Pak çaste pas daljes të emrit të tij në rrjete sociale qarkulluan fotot e tij në të cilat dallohet se Myrtaj bën një jetë luksoze me orë të shtrenjtë, unazë diamanti dhe puro. Punonjësi i policisë është shoqëruar në komisariat dhe po kryen veprimet nga ana Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit