Detaje të reja nga vrasja e 50 vjeçarit në Fier, policia zbulon autorin përmes kamerave

Të tjera detaje kanë dalë nga ekzekutimi i Ahmet Toskës mëngjesin e sotëm në Fier. Ai ndodhej me bashkëshorten kur u qëllua me armë zjarri në kokë.

Së fundmi, policia ka sekuestruar një kamera sigurie që ndodhet vetëm 100 metra larg vendngjarjes. Në këto regjistrime është parë edhe autori i maskuar që ka ecur me këmbë drejt vendit ku ka ekzekutuar 50 vjeçarin.

Pamje nga vendngjarja

Policia ndërkohë ka shoqëruar disa banorë të zonës për t’i pyetur mbi atë që mund të kenë dëshmuar. 50 vjeçari u qëllua në kokë nga një distancë e afërt me armë zjarri.

Ai po përcillte bashkëshorten e tij për në punë, një ritual që e bënte çdo ditë. Për këtë arsye, dyshohet se ekzekutimi i tij ka qenë i planifikuar.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Lajm i trishtë, aktori i rolit legjendar humb jetën

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. David Prowse, aktori i njohur britanik, që ka luajtur rolin e Darth...

“Më tha se nuk i shërbenin”, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëvra tek Senatoriumi rrëfen detajet shokuese

Për mediat ka folur Anton Skabonda, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëflijua sot tek “Shefqet Ndroqi”. Vëllai i të ndjerit i...

Krejt papritur, Einxhel Shkira largohet nga moderimi i emisionit “Binjakët”

Këtë sezon televiziv ka nisur emisioni “Binjakët” të vëllezërve Donald  dhe Romeo Veshaj. Bashkë me ta moderonte edhe Einxhel Shkira.

Iu gjet kokainë brenda në makinë, arrestohet nga policia këngëtari i famshëm

Këngëtari shumë i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia. Ai u ndalua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.