Sunday, September 20, 2020

Deri në miliarda euro, Ahmetaj zbulon sa shkon shifra e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka folur së fundmi mbi shifrat e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Ai ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Opinion”.

Prej andej, Ahmetaj ka thënë se kjo shifër mund të shkojë nga 700 milionë deri në 1 miliardë euro. Por ish ministri ka thënë se kjo është ende një shifër jozyrtare.

Më tej, ai ka bërë të ditur se ka donatorë që vijnë nga e-Albania, gati 6 mijë prej tyre. Gjithashtu, Ahmetaj u shpreh se qytetarë dhe biznese kanë sjellë drejtpërdrejtë para në buxhetin e shtetit, që do jenë të destinuara vetëm për tërmetin.

“Nuk ka derdhje nga qeveritë e huaja, të konfirmuara kam një listë të gjatë por e kryeson KE me 15 milionë euro. Është e sigurt që do shkojë në 100 milionë euro. Unë numëroj vetëm ato që janë angazhime zyrtare. Qeveria e Turqisë do kontribuojë me 500 apartamente që do ndërtohen nga veta ata në tokë që do ofrohet nga shteti shqiptar kryesisht në zonën e Laçit”, ka thënë Ahmetaj.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...