Monday, October 26, 2020

Deputeti socialist kurohet nga koronavirusi, mesazh mjekëve të Infektivit: “Heronj, ditë e natë u kujdesën”

Deputeti socialist Edmond Leka ka shpëtuar nga koronavirusi. Ai lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale, ku shkruan se tanimë është pranë familjarëve.

Në këtë status, deputeti ka falenderuar mjekët e Infektivit dhe i ka konsideruar si heronj që kanë qëndruar tek koka e tij ditë e natë duke u përkujdesur.

Statusi i tij:

Mbas një periudhe të gjatë disa ditore me Covid-19, më në fund pranë familjes dhe njerëzve të mi të dashur që ndenjën kaq ditë e netë pa gjumë së bashku me mua. Mirënjohje pa fund për heronjtë e Spitalit infektiv në QSUT, prof dr Najada Como, prof dr Tritan Kalo, dr Pellumb Pipero, dr Nevila Gjermeni, reanimatorëve, dhe gjithë Stafit të Shërbimit Infektiv, infermierëve dhe sanitarëve, që cdo ditë natë gjendeshin pranë të sëmurëve duke na dhënë shpresë dhe kurajo për ta përballuar me sukses sëmundjen pa marrë parasysh asnjë rrezik për veten.(Edhe pse pothuaj i gjithë personeli ishte përballur me infeksionin Covid-19). Faleminderit dr Skender Brati, dr Bruna Mersini, dr Dritan Leli, dr Maksi Gega, dr Kujtim Llapi që edhe pse me ngarkesën e punës tuaj nuk rreshtët së interesuari për shëndetin tim. Faleminderit shumë kolegë, miq, shokë, të afërm që mu gjendët aq pranë në këto ditë të vështira dhe në shumë raste nuk munda t’Ju përgjigjem shumë prej mesazheve tuaja. Më dhatë energji, forcë dhe kurajo cdo ditë, për ta përballuar me sukses këtë periudhë të vështirë. Miqtë e mi!

Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj të kujdesemi më shumë për veten dhe për njerëzit tanë të dashur. Uroj vetëm shëndet në familjet Tuaja! FALEMINDERIT! JU JAM SHUME MIRENJOHES TE GJITHEVE! Këta janë HERONJTE E CDO DITE në luftën kundër COVID -19!

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

288 raste të reja me Covid, 51 të shëruar dhe 3 humbje jete/ Ja shtrirja gjeografike e rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar...

Dalin nga kampi Al-Hol katër fëmijë shqiptarë, Rama niset drejt Libanit: Do të marrim…

Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.Kryeministri...

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...

Ekzekutohet udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, pjesë e terroristëve më të kërkuar në botë

Forcat afgane kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri. Ai ishte pjesë e listës së Byrosë Federale të Hetimit...