Deputeti i opozitës së re ironizon Bashën: Luli për Oskar në filmin ‘Tallja me popullin opozitar’

Deputeti i Opozitës së Re, Andi Përmeti, ka ironizuar rëndë me kreun e PD, Lulzim Bashën.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Përmeti ka bërë me dije se Basha është gjenial dhe i papërsëritshëm për artin shqiptar.

Duke e titulluar me ironi shkrimin e tij ‘Luli për Oskar’, Përmeti ka shkruar se Basha është një aktor i lindur pasi vetëm ai mund të mos skuqet, t’i dridhet zëri apo të mos shfaqë turpin e disfatave pa fund. Sipas Përmetit vetëm Basha nuk skuqet kur përsëri ka tradhtuar demokratët dhe opozitarët.

Postimi i plotë:

Luli per Oskar

Eshte i vecante, eshte gjenial, eshte i paperseritshem per artin shqiptar. Hyn ne rol dhe arrin te behet njesh me nevojat dhe vuajtjet e spektatorit. Kete vit ka tejkaluar cdo pritshmeri duke qene per Oskar me rolin e “kryetarit te opozites” ne filmin “Tallja me popullin opozitar”. Tre jane skenat me te realizuara te filmit qe, per nga veshtiresia edhe Al Pacino, Anthony Hopkins dhe Robert de Niro do ti kishin zili.

Skena e pare eshte perseritja e monologut te fitores mbas cdo proteste. Entuziazmi, shkelqimi ne sy, buzeqeshja e fitores kur i deklaronte demokrateve jave mbas jave se si cdo jave rrezonte Ramen, ishin te pabesueshme. Cdo aktor i nivelit boteror mbas heres se trete ose te katert, do te deshtonte ta bente me aq entuziazem dhe pa iu dridhur qerpiku. Luli ia doli!

Skena e dyte eshte skena epike e fillim korrikut kur perpara ish kryetareve te bashkive dhe njerezve qe sapo kishin humbur cdo pushtet te fituar me vote, duke i pare ne sy dhe me nje qendrim epik fitimtari i deklaroi: “Tani kujdes vetem euforine, kemi fituar me 85%.” I jashtezakonshem futja ne rolin e fitimtarit kur kishte humbur gjithcka dhe ju kishte shkaterruar te ardhmen njerzve qe kishte perballe.

Skena e trete ishte skena e para dy ditesh. Doli, me buzeqeshje, fitimtar dhe deklaroi qe ky sistem zgjedhor eshte i mire. I shkelqyen syte dhe pa iu dridhur qerpiku tha se kush fliste kundra Rames, i sherbente Rames dhe vetem ate qe i jepnin te drejte Rames per sistemin donin vertet ta rrezonin Ramen. Perle!

Ne sy i shkelqente gezimi i fitores me fort se zhgenjimi ne syte e Joaquin Phoenix kur perjetonte gjithe dhunen dhe agresivitetin e kesaj bote. Kete vetem Luli mund ta beje. Gjithkush do te skuqej ,do ti dridhej pak zeri dhe syte do ti shfaqnin zhgenjimin dhe turpin e disfatave te pafundme ndersa perseri po tradhetonte demokratet dhe opozitaret, ndersa Lulit jo. Luli eshte per Oskar!

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e diel, 25 tetor

Gjatë ditës së diel, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Kim Jong Un ka ekzekutuar gruan e tij? Bashkëshortja e diktatorit prej 9 muajsh e zhdukur

Ri Soll-ju është bashkëshortja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Prej 9 muajsh ajo nuk është shfaqur më në...

E trishtë/ Foshnja e porsalindur infektohet me koronavirus, nëna e braktis në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Palermo të Italisë. Një nënë e re ka braktisur foshnjen e saj...

Vidhet llogaria në Twitter e Trump, e pabesueshme sa të thjeshtë e kishte fjalëkalimin presidenti

Llogaria në Twitter e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është hakuar së fundmi.Ka qenë...