Friday, October 30, 2020

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.

Bëhet fjalë për Astrit Tolën, Orion Reçin, Shkëlzen Dumanin, Saimir Alimehmetin.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e New York-ut (SHBA), me 22 vite heqje lirie, për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Astrit Tola banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, kryer në bashkëpunim;

Orion Reçi banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit”, kryer në bashkëpunim, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, kryer në bashkëpunim;

Shkëlzen Dumani, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”;

Saimir Alimehmeti banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e New York-ut (SHBA), me 22 vite heqje lirie, për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...

“Ja vatrat kryesore të përhapjes” Pëllumb Pipero, bën deklaratën e rëndësishme për virusin

Pas masave të reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëv si pasojë e rritjes së rasteve me COVID19, ka folur dhe mjeku i...