Friday, October 30, 2020

Dalin të tjera detaje nga jahti i braktisur në Shëngjin, përdorej për drogë, ja çfarë u gjet në breg

Jahti që shikoni në foto është gjetur i braktisur dy ditë më parë 1 milje larg bregdetit të Godullës në zonën e Kurbinit.

Policia dhe prokuroria kanë dyshime të forta se ky jaht do të përdorej për transport të lëndëve narkotike, pasi në afërsi të tokës është gjetur edhe një gomone e braktisur.

Me emrin ‘Tai pan’ në pronësi të një qytetari italian dhe me një flamur slloven, Policia kufitare e gjeti jahtin me spiranca në det.

Policia i është afruar dhe e ka kontrolluar mbrëmjen e së premtes, asnjë person dhe asnjë dokument nuk u gjend në të.

Më pas policia kufitare është larguar duke e mbajtur në mbikëqyrje për të parë nëse do të afrohej ndonjë person për ta marrë.

E ndërsa kaluan edhe 24 orë dhe askush nuk u afrua, policia dhe prokuroria vendosën që ta ankoronin në portin e Shëngjinit.

Për të zbuluar të vërtetën kanë nisur verifikimet me portet e vendeve fqinjëve.

Ky është mjeti lundrues i dytë që gjendet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte një shtetas turk i cili vijon të jetë i humbur.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...

“Ja vatrat kryesore të përhapjes” Pëllumb Pipero, bën deklaratën e rëndësishme për virusin

Pas masave të reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëv si pasojë e rritjes së rasteve me COVID19, ka folur dhe mjeku i...