Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e studentes greke Helen Topaloudu, nga dy të rinj, ku njëri prej tyre ishte shqiptar.
Media greke “Zougla”, shprehet se hetuesit kanë zbuluar se djali grek disa orë pasi është vrarë studentja ka kërkuar në facebook për të folur me një vajzë me inicialet A.CH, duke e ngacmuar atë. Por, ajo e ka refuzuar atë.
Një tjetër detaj tronditës është se pas krimit, greku fliste me miqtë e tij në “Facebook” sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke diskutuar më një mikun e tij orarin për të shkuar në palestër. Babai i grekut ka konfirmuar për autoritetet greke se djali i tij dhe shqiptari janë takuar edhe pas vrasjes së Elenës.