Së fundmi një alarm është ngritur për shkak të disa lajmeve të cilat po qarkullojnë nga mediat online.
Bëhet me dije se shumë qytetarë të Durrësit kanë lënë sot banesat pas një alarmi ‘bombë’ që qyteti bregdetar do të goditej nga një cunam.
Shumë qytetarë kanë dërguar mesazhe në mediat prestigjoze, ku edhe kërkojnë të dinë se sa i vërtetë është rreziku.
Për të shuar të gjitha këto zëra, që erdhën pas publikimeve nëpër mediat greke dhe ato italiane, ku për alarmin i referoheshin Institutit Italian të termëve, vjen zëri zyrtar nga specialisti; Durrësi nuk rrezikohet nga cumani.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’, sizmologu Llambo Duni pohoi se alarmi për cunam rezultoi falas.
Ai theksoi se tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, nuk e ka fuqinë që të shkaktojë një dukuri të tillë si cunami.