Cameron Diaz bëhet nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare

Aktorja e njohur, Cameron Diaz, është bërë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare. Edhe pse ajo dhe partneri i saj, kitaristi Benji Madden nuk kanë postuar (dhe s’kanë ndërmend të postojnë) foto të vogëlushes, Diaz zgjodhi t’i urojë ndjekësit për dekadën e re përmes këtij lajmi.

Cameron sqaron se se do të donin të ruanin privatësinë e vogëlushes dhe se nuk do të postojnë foto apo detaje të tjera për të.

“Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisim këtë dekadë duke ju njoftuar për lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden. Ajo na i ka vjedhur zemrat që tani dhe ka kompletuar familjen tonë. Edhe pse jemi super të emocionuar ta ndajmë këtë lajm me ju, ndjejmë një instikt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës sonë. Kështu që nuk kemi ndërmend të postojmë foto të saj apo të japim detaje të tjera, veçse t’ju themi që është shumë e lezetshme.”- shkruan Cameron në Instgramin e saj.

Ndërkaq ndjekësit kanë pikëpyetjet e tyre lidhur me shtatzaninë e Cameron dhe ende nuk dihet nëse vogëlushja ka lindur nga një nënë surrogate apo jo

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Përhapet alarmi në hipotekën e Korçës, infektohen me koronavirus 6 punonjës

Hipoteka e Korçës është kthyer në një vatër të nxehtë të përhapjes së koronavirusit. Në 24 orët e fundit, kanë dalë pozitiv...

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e enjte, 22 tetor, 2020

DashiPërpiquni t’u kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Në frontin e punës, ndryshime të vogla janë në rrugë e sipër që mund të menaxhohen mirë....

Gazetari zbulon të tjera fakte për Metën: I dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

Meta për “Luftën e Vlorës”: Dëshmoi se ky vend ka zot, fati i këtij vendi i përket vetëm popullit Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së...