Friday, September 18, 2020

Burri prek në vendet intime dhe i kërkon marrëdhënie të miturës në Tiranë, detajet tronditëse

Një ngjarje shokuese abuzimi seksual është regjistruar sërish në vend. Ditën e djeshme mamaja e një vajze të mitur ka denoncuar ngacmimin seksual që i është bërë të bijës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkallët e një pallati në zonën e Qesarakës. I panjohuri ka kryer veprime të turpshme ndaj të miturës dhe i ka kërkuar favore seksuale.

E mitura është prekur nga personi në vendet intime. Për shkak se në ato momente ka pasur shumë lëvizje në shkallë, burri është larguar.

“Më preku në vendet intime”, i ka rrëfyer e mitura të ëmës së saj dhe më pas ajo është pyetur mbi ngjarjen në prani të psikologëve. Policia po kontrollon kamerat e sigurisë së zonës për të identifikuar autorin dhe për ta arrestuar atë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Flet Preng Gjini pas atentatit që iu bë në Tiranë, çfarë zbuloi në dëshminë e tij

Preng Gjini është personi ndaj të cilit u bë një atentat me tritol tre ditë më parë në kryeqytet. Së fundmi, Gjini...

I ati i vdiq dy javë më parë, humb jetën nga koronavirusi polici shqiptar

Një punonjës i policisë së Shtetit humbi jetën tek spitali Infektiv. Viktima është identifikuar me emrin Ilir Nerguti.Raportohet...

Përplasja fatale i merr jetën 30 vjeçarit që po lëvizte me biçikletë në Fier, mbeti i vdekur në vend

Një aksident fatal automobilistik është shënuar së fundmi në vend. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.

Njoftim

Një mirmbajtje e planifikuar. Faleminderit që na ndiqni!