Bitcoin arrin rekordin, vlera e monedhës dixhitale kap shifra historike

Bitcoin, kapitali i tregut të valutës dixhitale, ka kaluar shifrën e 1 miliardë dollarëve. Kjo është hera e parë në histori që arrihet ky rekord.

Të premten, vlera e një Bitcoin shkoi në mbi 53 mijë e 500 dollarë. Kështu, janë arritur shifra historike të monedhës elektronike.

Tregu i kësaj kriptovalute është tani më i madh se vlera e gjigantëve të pagesave, si “Mastercard” dhe “Visa”, të dyja së bashku.

- Advertisement -

Nga të dhënat e raportuara nga “Bloomberg”, vlera e kësaj valute dixhitale është rritur me 415 miliardë dollarë gjatë vitit 2021.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit