Saturday, September 19, 2020

Bilanc tragjik/ Humbin jetën 6 persona nga koronavirusi, shtohen drastikisht rastet e reja

Një bilanc tragjik në 24 orët e fundit në vend. Kanë humbur jetën nga koronavirusi 6 persona, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, një 82 vjeçare nga Shijaku.

Po ashtu, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra dhe një 69 vjeçar nga Elbasani, nuk ia kanë dalë betejës me koronavirusin.

Në dy spitalet Covid janë të shtruar momentalisht 110 pacientë. 21 prej tyre janë në terapi intensive dhe 6 pacientë janë në gjendje të intubuar.

Janë shëruar 69 pacientë në 24 orët e fundit, ndërsa janë evidentuar 139 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. 81 raste janë vetëm në Tiranë.

10 raste janë në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.

Ndodh skandali, deputeti filmohet duke parë video erotike në Kuvend

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Kuvendin e Tajlandës. Një deputet është filmuar...