Betonizohet Valbona; Hidrocentrale, hotele dhe gurore në perlën e veriut

Në Parkun Kombëtar të Valbonës gëlon puna, punohet në gurore punohet për ndërtimin e hidrocentraleve, punohet për ndërtimin e hoteleve.

Sapo nis rruga për në Valbonë përballesh me një gurore që i imponohet peizazhit dhe që ushtron aktivitetin disa qindra metra larg tabelës që njofton hyrjen në Park Kombëtar, por sipas banorëve kjo tabelë është spostuar qëllimisht për të lënë jashtë guroren.

Në fakt ky është vetëm një paralajmërim i asaj çka ofron udhëtimi për në Valbonë. Puna për ndërtimin e hidrocentralit të Dragobisë është në kulmin e vet. Kamionë me materiale ndërtimi që shkojnë e vijnë, beton që shtrohet.

Ibrahim Sokolaj është 97 vjeç, po kaq vite ka në Dragobi dhe na thotë se asgjë nuk është më si më parë.

Rrugës grupi i Top Channel ka takuar një grup turistësh gjermane. Chris me miqtë e tij vijnë rregullisht prej 5 vitesh në Valbonë për të bërë sporte aventure. Kësaj radhe ato do lundrojnë me kajak, mundësi që në Shqipëri ta ofrojnë vetëm tre lumenj.

“Po ndaluat rrjedhën këtu do ndryshojë totalisht, ndoshta lumi. Drejtimi i ujit do të devijojë. Pra nëse ndryshoni rrjedhën, hap pas hapi ju ndryshoni krejtësisht luginën”, thotë Chris Schwaab, turist gjerman.

Në digën kryesore që do devijojë rrjedhën e Valbonës, uji do të të futet në tunele dhe shtrati i lumit do të thahet për disa kilometra. Lejet janë dhënë nga qeveria Berisha dhe të konfirmuara nga ajo pasuese Rama. Banorët kanë kërkuar pezullimin e punimeve dhe një proces gjyqësor është në zhvillim e sipër, pasi sipas banorëve firmat e pjesëmarrësve në konsultimet publike janë falsifikuar.

“Figuron edhe firma dhe emri i babait të ndjerë. Ai ka vdekur në vitin 2010, kurse në vitin 2013-ën figuron në listën ku gjoja është marrë vendimi i komunitetit. Deri nesër ky lumë do thahet, nuk do ta shohim më kështu” shprehet Sami Ismailaj, banor i Dragobisë.

Kantierët e ndërtimit vazhdojnë me hedhjen e themeleve të hoteleve të reja në hyrje të luginës. E gjithë kjo situate ka dhënë efekete e veta.

“Turistë nuk ka si më parë. Nga vjet kanë ikur shumë prej turistëve”, shprehet Hysni Sokolaj.

Lugina e Valbonës konsiderohet si një prej perlave të turizmit shqiptar. Unike në të gjithë Europën ajo ka tërhequr vëmendjen për natyrën e saj të virgjër, peisazhe kartolinash qe i prek nga afër, dhe Bac Idrizi gati nuk e beson se çfarë po arrin të bëjë njeriu me dorën e vet.

“Ato që na ka fal Zoti po na i merr robi për interesat e tyre cinike. Për interesa vetjake ka prishë atë që na ka dhënë Zoti, këtë bukuri. Këtë ujë të kristlatë të këtyre burimeve me flladin e këtyre bjeshkëve”, shprehet ai.

TE FUNDIT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e martë, 24 nëntor

Gjatë ditës së martë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

‘Sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19’, Manastirliu apel qytetarëve: Bëhuni të përgjegjshëm, tregon 3 ‘armët’ që duhet të përdorni kur dilni...

Sot u shënua numri rekord i viktimave nga covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 17 jetë të humbura.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka...

Vrau me sqepar burrin e saj, zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës: Më detyroi të bëja 10 fëmijë

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar...

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...