Kryeministri Edi Rama ka qenë sot sërish tek stadiumi “Air Albania”. Sot aty do të vaksinohen 60 pjestarë të tjerë të ekipit shëndetësor.
Rama ka qenë së bashku me ministren Manastirliu, e cila pritet të vaksinohet sot. Kryeministri ka bërë një tur në të gjitha postacionet ku do vaksinohen njerëzit.

Gjithashtu, Rama i ka treguar Silva Binos se çfarë i ndodhi pas vaksinës dje. Ai ka thënë se shumë njerëz e kanë pyetur në mesazhe mbi gjendjen e tij shëndetësore.
“Se unë pasi e bëra dje vaksinën, më conin mesazhe, mirë je, hë si je, thonin mirë je? Mirë je? Mirë jam i thoja”, u shpreh Rama.