Baton Haxhiu zbardh prapaskenat, kush ia mbushi mendjen përfundimisht Bashës që të japë dorëheqjen

Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në një emision televiziv ka analizuar situatën që është duke ndodhur në Partinë Demokratike. Ndër të tjera ai ka theksuar se ndaj Lulzim Bashës ka patur një komplot që e detyroi të jepte dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike.

Haxhiu u shpreh se vetë shpallja e zgjedhjeve në 6 bashki, nga presidenti Ilir Meta, ishte komplot pasi ai i kishte shtyrë për një kohë të gjatë ato. Ndër të tjera ai theksoi se dorëheqja e Bashës ishte një komplot i cili u ndërruar për një kohë të gjatë duke përfshirë në këtë komplot edhe vetë presidentin Ilir Meta.

Ai cilësoi se kur PD arriti të mbrojë selinë dhe Basha e mbrojti, e vetmja zgjidhje komplotistë ishte të shpaloseshin zgjedhjet që Basha të humbte dhe të kishte presion ndaj tij duke e detyruar të jepte dorëheqjen.

- Advertisement -

“Është mirë që Basha dha dorëheqje pasi që cikli i humbjeve, por jo vetëm, komploti që u ndërtua për një kohë të gjatë nga një grup analsitësh, pastaj nga zoti Meta dhe zoti Berisha.

Realisht ky komplot ka qenë i pamoralshëm pasi që rrugës janë ndërruar parimet, dhe po mundohem pak për shikuesin e Kosovës ta shpjegoj sepse ai e Shqipërisë e di menjëherë, realisht Meta ka qenë kundër zgjedhjeve pasi kishte një vendim në vitin 2019., ai nuk e pati pranuar ato zgjedhje dhe pati shpallur zgjedhjet e reja menjëherë.

Ai coi rastin në Venedik. Pastaj e kundërshtoi pasi tha se ai kishte të drejtë dhe e mbajti qëndrimin se zgjedhjet nuk duhet të mbaheshin. Dhe ai vetëm për këtë fakt nuk i pati shpallur zgjedhjet në 6 bashki pasi pati dorëheqje për arsye të ndryshme. Shkodra, Durrësi, pastaj Lushnja, Rrogozhina, Dibra patën mbetur pa kryetar.

 

 

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit