Basha tha se është fshehur numri i viktimave të Covid, Rama zbulon ç’do ndodhi nesër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzës së Lulzim Bashës. Dje kryedemokrati tha se ishin fshehur një numër i madh viktimash të koronavirusit në vend.

I menjëhershëm ishte reagimi sot i mjekëve, të cilët e quajtën akuzën e Bashës të pamundur. Sipas tyre, këto akuza hedhin poshtë punën e pareshtur që ata kanë bërë për muaj me rradhë.

Pak më parë, kryeministri Rama ka shkruar se kjo akuzë cënon integritetin moral dhe profesional të mjekëve. Ai ka paralajmëruar se nesër do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”, shkruan Rama.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Rekord viktimash nga Covid në Shqipëri: 17 humbje jete në 24 orë dhe 795 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 795 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 17...

Tragjike/ Ndahet nga jeta 34-vjeçarja shqiptare, pak ditë më parë ishte bërë nënë për herë të tretë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare.Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Hazbije...

“Ishte i pavetëdijshëm dhe i ftohtë”, ndërron jetë i ati sapo del nga Infektivi, djali denoncon mjekët

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga familjarët e një të moshuari me inicialet Ll.G në kryeqytet, të cilët kanë pretendime se stafi mjekësor...

Gjermania nuk del nga mbyllja, cilat do jenë masat e tjera kufizuese që priten të shtohen

Më 2 nëntor Gjermania u fut në një mbyllje të lehtë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe vdekjeve....