Basha takon banorët në Rrëzë të Krujës: Fëmijët e mitur në qiell të hapur

Mëngjesin e sotëm Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar banorët në Rrëzë të Krujës të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryedemokrati u shpreh se dhjetëra familje me fëmijë të mitur janë në qiell të hapur pasi banesat e tyre janë të pabanueshme.

Lulzim Basha: “Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës, kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar.

Për fat të mirë në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme,”

Kreu i opozitës akuzon se asnjë masë nuk është marrë për ta, duke kërkuar që 150 milionë dollarët e oligarkëve të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti.

Lulzim Basha: “Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim, nuk u ka ardhur nga shteti. Duhet hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë. Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur.”

Basha shtoi se qeveria duhet të nisë lëvrimin e fondeve për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat rurale për të cilët është e pamundur zhvendosja, në mënyrë që të nisin riparimin apo rindërtimin e shtëpive të shkatërruara.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e diel, 25 tetor

Gjatë ditës së diel, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Kim Jong Un ka ekzekutuar gruan e tij? Bashkëshortja e diktatorit prej 9 muajsh e zhdukur

Ri Soll-ju është bashkëshortja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Prej 9 muajsh ajo nuk është shfaqur më në...

E trishtë/ Foshnja e porsalindur infektohet me koronavirus, nëna e braktis në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Palermo të Italisë. Një nënë e re ka braktisur foshnjen e saj...

Vidhet llogaria në Twitter e Trump, e pabesueshme sa të thjeshtë e kishte fjalëkalimin presidenti

Llogaria në Twitter e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është hakuar së fundmi.Ka qenë...