Saturday, October 31, 2020

“Basha me vilë në kompleksin luksoz në bregdet”, thumbon Braçe: Palasa u fik për ty që bleve një shtëpi 500,000 euro, s’ka më bukur se Divjaka

Zv/Kryeministri Erion Braçe, në një postim në rrjetet sociale teksa lavdëron bukuritë natyrore të Divjakës, thumbon kryedemokratin Lulzim Basha, pas akuzave se ky i fundit ka blerë vila në Palasë.

“Për ty që shkove bleve një shtëpi 500,000 mijë euro atje”, shkruan Braçe, duke iu referuar mesa duket Bashës, pas akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj, se kryetari i Partisë Demokratike ka marrë dy vila në kompleksin luksoz Vala Mar në bregdetin e Palasës.

Vetë Basha reagoi dje duke mohuar akuzat, ndërsa tha se do t’i dërgojë në SPAK.

Postimi plotë i Braçes:

ME BESONI,

NUK KA GJE ME TE BUKUR E

ME NGJYRE SE #DIVJAKANEVJESHTE!

Jo te gjithe fluturojne, natyrisht!

Por ne i kemi krijuar mundesi gjithkujt ti arrije keto bukuri nga toka ne shtigjet e parkut,

duke ecur neper to por edhe me varka permes strugave;

Aaaa po, jo kaq lart, por lart ne ajer ju ngjit shkallarja e #KULLA360G!

Mos harroni edhe nje gje;

Kane nisur te dalin produktet tona te vjeshtes dhe jane me cmime 70-100% me te lira se ne Tirane apo gjetke.

Palasa u fik si per ty qe shkove e bleve nje shtepi 500,000 euro atje, ashtu dhe per ty tjetrin qe le leket e vitit atje duke pare shkemb, asfalt, zall e uje, patjeter edhe cantesqetullat;

Ne Lalez ke frike te shkosh se te del perpara kapaku i pusetes dixhitale qe mezi mbylle dhe frika shtohet nga tifozet e dehur te Selltikut;

Nderkohe,

DIVJAKA ESHTE HAPUR,

ME AJER PAFUND E TE PASTER,

NGJYRA, ZOGJTE SHTEGETARE QE TANI MBIPOPULLOJNE PARKUN, QETESI ABSOLUTE-KUSH KERKON ATE SHPIRTERORE KA KISHEN E SHEN THANASIT NE KARAVASTA, USHQIMIN E PASTER E TE FRESKET;

HAPESIREN E PAFUND PER DISTANCIM FIZIK!

SHKONEDIVJAKE DHE

NDRYSHO DITEN!

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Horoskopi për ditën shtunë, 31 tetor, 2020

DashiNesër do të jetë ditë shumë më e mirë se ato që keni përjetuar që nga fillimi i javës. Tani mund të përmirësoni situatën...

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...