Basha i drejtohet Ramës: “Po ta them prerë dhe shkurt, vendi yt pas zgjedhjeve është në burg”

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai e ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama me burg, pas zgjedhjeve të reja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rama do mbajë përgjegjësinë për hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 qershorit dhe të 14 janarit.

“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt:

Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale”, shkruan Basha.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Tragjike/ Tjetër humbje jete, vdes nga koronavirusi mjeku i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë është raportuar në media së fundmi. Një tjetër humbje nga bluzat e bardha për shkak të koronavirusit në...

“10 mijë euro për helikopterin”, këshilltari i ministrit i kthehet Vokshit: “Zogëz vjeshte, për Berishën copëtova RENEA-n”

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Hilë Lushaku, i ka kthyer përgjigje akuzave të ish deputetes së PD, Albana Vokshit. Kjo e fundit...

Moti për ditën e mërkurë, 25 nëntor

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...