Kreu i PD, Lulzim Basha, ka bindur Dash Shehin e LZHK-së dhe demokristianin Nard Ndoka. Ata do të jenë në listën e tij të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Dje kreu i PAA, Agron Duka, lajmëroi se kishte arritur marrëveshje me Bashën për një kandidat fitues në Durrës dhe kandidatë në 12 qarqet e vendit.
Ende nuk bëhen të ditura detajet e marrëveshjes së Bashës me Shehin dhe Ndokën. Të dyja këto parti do të kenë kandidatë në 12 qarqet e vendit, në listën e PD, por jo pjesë e emrave fitues.
Dy aleatë të tjerë që janë duke i bërë ‘presion’ Lulzim Bashës janë Fatmir Mediu i PAA dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së. Mediu kërkon më shumë se vetëm përfaqësimin në listë.